Policia vijon kontrollin në të gjithë vendin me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasojë plagosjen apo vdekjen. Gjatë 24 orëve të fundit, në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve janë evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 141 km/orë deri në 196 km/orë në aksin Sauk-Teg, në rrugën interurbane Tiranë Elbasan.