Top Channel/ “Shkurton distancën Dibër-Tiranë”! Balluku inspekton punimet në segmentin rrugor
07/08/2024 19:42

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pa nga afër punimet për ndërtimin e segmentit rrugor Ura e Cerenecit – Peshkopi. Ky segment, plotëson Rrugën e Arbrit duke shkurtuar edhe më distancën mes Dibrës dhe Tiranës. Në dy kilometrat e parë të kësaj vepre ka nisur hedhja e shtresave të para asfaltike, ndërsa po vijon puna në pjesën tjetër të saj. Përmes kësaj ndërhyrjeje shkurtohet distanca me afro 2.5 kilometra, krahasuar me rrugën ekzistuese, Maqellarë-Peshkopi. Balluku ndoqi nga afër ecurinë e punimeve, e shoqëruar edhe nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kryetari i Bashkisë Dirës, Rahim Spahiu. Drejtori Gjyli, teksa bëri një prezantim të punimeve të kryera në këtë kantier, tha se me përfundimin e gërmimeve nuk parashikohet që të kemi më problematika të cilat mund të ndikojnë në ecurinë e punimeve. “Aktualisht kanë përfunduar 2 kilometra me shtresën e parë të asfaltit, binder. Gjithashtu me veprat e artit po ecet mirë. Dy urat që ka kjo vepër janë pothuajse drejt përfundimit. Ura 29 metra ka përfunduar dhe soleta, ndërsa për urën 18 metra janë duke u përgatitur trarët”, bëri të ditur Gjyli. Ecuria e punimeve u vlerësua edhe nga Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku e cila bëri të ditur se tashmë koha e udhëtimit Tiranë-Peshkopi do të jetë edhe më e shkurtër. “Me përfundimin e kësaj rruge unë besoj që zgjidhet njëherë e mirë një ngërç shumë i madh që kishte të bënte me aksesin, por që pavarësisht se u gëzuan njëherë në fillim se nga 6 orë rruga u bë 2 orë e pak, tashmë do të kemi mundësi që të shkojmë nga Peshkopia në Tiranë për një orë e gjysmë”, tha Balluku. Ministrja u ndal edhe tek Rruga e Arbrit, një tjetër vepër e rëndësishme për të cilën punimet janë përqendruar në tunelin e Murrizit. I gjithë ky investim në infrastrukturë po rrit vëmendjen e vizitorëve në Dibër, por nxit edhe investimet e reja në zonë. “Ky dhjetor i 2024 do të jetë edhe përfundimi tërësor i rrugës së Arbrit, duke mbyllur tunelin e Murrizit me një shpresë shumë të madhe, duke qenë se tashmë jemi drejt përfundimit atje të armatimit të të gjithë tunelit, janë 400 metrat e fundit dhe me përfundimin e armatimit pjesa tjetër e punimeve elektromekaniket, shtrimi i bazës dhe gjithçka tjetër nuk janë më problem për ne”, nënvizoi Balluku. Nga ana e tij, kryebashkiaku Spahiu tha se falë investimeve, veçanërisht në infrastrukturë, e gjithë Dibra po merr një zhvillim të madh, ndërsa afërsia tashmë me Tiranën e ka kthyer zonën në një destinacion që po tërheq gjithmonë e më shumë vizitorë.

Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16