Oborri i konviktit të studentëve në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Flakët kanë rënë në shkurret afër stadiumit, ndërsa zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve. Sipas informacioneve, dyshohet për zjarrvënie, por ende nuk dihet nëse është e qëllimshme apo aksidentale.