Shqiptarët duket në fund, do të jene pjesë e qeverisë së maqedonase, vetëm se këtë radhë me koalicionin opozitar Vlen. Kryetari i partisë fituese të zgjedhjeve të përgjithshhme VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se pret që deri më 28 maj të bëhet konstituimi i përbërjes së re parlamentare dhe më pas ta marrë mandatin për formimin e qeverisë, por bisedimet për krijimin e koalicionit qeverisës do t’i nisë përpara këtyre afateve.