Një mjet tip skafi me dy motora dhe 6 turistë në bord ka rrezikuar të mbytet para pak çastesh në ujërat përballë shpellës së Haxhi Aliut. Menjëherë janë njoftuar forcat e policisë Kufitare, të cilat kanë shkuar menjëherë dhe kanë arritur të shpëtojnë skafin së bashku me pushuesit. Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket se si po e tërheqin skafin për në zonën e Triportit.