Një automjet tip “Ford” është djegur rreth orës 6:00 të mëngjesit në hyrje të lagjes “Savër” të Lushnjës. Drejtuesi i mjetit i cili transportonte disa punëtorë, pa të dilte tym nga pjesa e motorit, ka dalë nga mjeti fatmirësisht para se mjeti të digjej totalisht.