Ka shkuar në katër numri i viktimave nga masakra e ndodhur në Shkodër pak ditë më parë, kur iu bë atentat Hamza Licit dhe Arlind Bushatit. Policia njoftoi se ka ndërruar jetë në spital edhe 67-vjeçari Bashkim Basha, i cili ishte duke u kthyer në shtëpi bashkë me të shoqen, kur motori i tyte u përplas nga makina Hamza Licit, pasi ishte qëlluar me armë.