Shkodra dhe Velipoja janë dy nga zonat më të vizituara nga turistët këtë tre mujor. Sipas raportimeve Velipoja është e prenotuar në të gjithë kapacitetet e saj, duke e bërë një atraksion turistik, që po merr gjithnjë e më shumë vëmendjen e pushuesve. Gjithashtu 400 mijë vizitorë kanë vizituar zonat e mbrojtura, duke arritur shifra rekord. Ky sezon premton akoma më shumë turistë, të cilët duan të zbulojnë Shqipërinë dhe bukuritë e saj.