Top Channel/ Shkodër, humb jetën 15-vjeçari. Ngjarja pas sherrit me një bashkëmoshatar
14/10/2024 21:59

Një 15 vjeçar ka mbetur i vrarë në Shkodër pasditen e sotme, pasi është goditur me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:30 në Fermentim, ne lagjen “Skenderbeg”. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por 15-vjeçari është goditur me thikë disa herë nga një person, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Dyshohet se viktima dhe autori, bashkëmoshatar i tij njiheshin prej kohesh dhe kishin një konflikt dhe kjo është arsyeja pse janë takuar mbrëmjen e se hënës. Pas debateve, autori ka nxjerrë thikën duke e qëlluar disa herë dhe me pas është larguar. I mituri me inicialet E.Gj është dërguar për në spital, por për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë. Policia e Shkodres, thotë në një njoftim për ngjarjen se 15-vjeçari është goditur me thikë pas një sherri për motive të dobëta dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë pas disa oreve kërkime policia e Shkodrës thotë se ka shoqeruar ne komisariat nje 15 vjecar tjeter si autorin e dyshuar të vrasjes. Ne momentin e shoqerimit, policia thotë se i mituri kishte një plage me thik ne pjesen e supit por pa rrezik per jeten. Uniformat blu kanë gjetur edhe thikën e përdorur për vrasjen e të miturit.

Top Channel/ Kandidati Gjergji Nika i drejtohet numëruesve socialistë: Nuk qeveriset Vlora me…
09/11 22:44
Top Channel/ Nis numërimi i votave në Cërrik, 57 kuti për tu hapur
09/11 22:44
Top Channel/ Vetëvendosja fiton në Mitrovicë, qytetarët mbushin rrugët dh nisin festën
09/11 22:35
Top Channel/ Nis numërimi në Tepelenë, votat do të numërohen edhe me Inteligjencë Artificiale
09/11 22:01
Top Channel/ Fillon procesi i numërimit në Vlorë, kutitë e votimit të shpërndara në katër KZAZ
09/11 21:58
Top Channel/ LDK-ja fiton në Prishtinë, nis festa me fishekzjarrë në kryeqytetin e Kosovës
09/11 21:37
Top Channel/ Rezultatet e para: LDK fiton Prishtinën, festë pas votimeve në 18 komuna
09/11 21:37
Top Channel/Pjesëmarrja më e ulët në histori, Vlonjatët injorojnë zgjedhjet
09/11 21:36
Top Channel/ Zgjedhjet e pjesshme lokale: U votua në 5 bashki – Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë e Cërrik
09/11 21:36
Top News – Garon për bashkinë e Cërrikut/ Por Amarildo Hoxha vijoi punën si mjek i Elbasanit
09/11 21:29
Top Channel/ Balotazhi i Kosovës ndan pushtetin, kush i fiton komunat
09/11 21:27
Top Channel/ Proces i qetë në Mat, 3 orë për mbledhjen e materialeve
09/11 21:27
Top Channel/ E pazakontë! Kandidati i Cërrikut zbret në fushë me çantën e mjekut
09/11 21:27
Top Channel/ Vlonjatët injorojnë zgjedhjet, pjesëmarrja më e ulët në histori
09/11 21:26
Top Channel/ Berati indifferent! Pak qytetarë votuan për kryebashkiakun e ri
09/11 21:26
Top Channel/ Tepelenë: Vonesë në KZAZ, përballje e fortë mes PS-së dhe kandidatit të pavarur
09/11 21:20
Top Chanel/ Shqiptarët bojkotuan zgjedhjet e pjesshme, pjesëmarrje tmerrësisht e ulët
09/11 21:14
Top Channel/ Fiken dritat në Vlorë, momenti kur votohet në errësirë
09/11 21:13
Top Channel/ Hamas dorëzon tjetër trup, ushtari izraelit i vrarë që në 2024
09/11 20:51
Top Channel/ 36 vite nga ngjarja që ndryshoi botën! Gjermanët festojnë rënien e murit të Berlinit
09/11 20:50
BILETA Portokalli - Bileta