Top Channel/ Shkencëtarët kilenë zbresin në 8,000 metra thellë në hendekun Atacama
17/03/2022 22:19

Një grup shkencëtarësh kanë zbritur 8,000 thellë në hendekun Atacama në oqeanin Paqësor, për të zbuluar organizma të reja dhe për të instaluar pajisje observimi nënujor. “Kemi zbritur aty njeriu nuk kishte arritur më parë”, tha studiuesi Osvaldo Ulloa, i cili drejtoi ekspeditën që kishte arritur thellësinë gjigante në janar në brigjet e vendit latin. Ekspedita zbuloi organizma të reja mikroskopike për të cilat studiuesit kanë tashmë më shumë pyetje sesa përgjigje. Ulloa drejtonte grupin e tre personave që zbritën me nëndetësen e posaçme në hendekun Atacama në oqeanin Paqësor, e cila llogaritet se zgjat për 5,900 km nga Ekuadori në Kili. Ekspedita "Atacama Hadal" përbëhej gjithashtu nga eksploratori amerikan Víctor Vescovo, dhe kileni Rubén Escribano. Ajo nisi më 13 janar e zgjati 12 ditë në brigjet e Tal Tal, në veri të Kilit. "Që në thellësinë 100 metra nuk kishte më fare dritë dhe një heshtje vdekjeje të thellësisë," thotë Ulloa. “Atëherë ishte e nevojshme ndezja e dritave të fuqishme të instaluara jashtë kapsulës së nëndetëses, për të parë atë që syri i njeriut nuk kishte parë kurrë”, shton ai. "Hasëm disa struktura gjeologjike dhe pamë një kastravec deti të shkëlqyeshëm që nuk kishim regjistruar më parë”. Sipas shkencëtarëve, hendeku i Atacama gjendet në vendin ku takohen pllaka tektonike Nazca me pllakën amerikano jugore, që kanë shkaktuar shumicën e tërmeteve në rajon. "Ne do të vendosim tre sensorë në Pllakën Amerikano-jugore dhe dy në Pllakën Nazca për të parë sesi deformohet dyshemeja e oqeanit”, tha Ulloa. 73 te perfshire ne hetimin shqiptar e gjerman per grabitje te shtetasve te huaj permes mashtrimeve telefonike 73 persona u identifikuan si të implikuar në një skemë mashtrimi që iu përvetësoi shtetasve gjermanë shuma të konsiderueshme parash me ane te call-centre nga Shqiperia. Hetimi shqiptaro-gjerman zbuloi skemën e përdorur përmes Call Center-ave që çoi në arrestimin e 15 prej të dyshuarve, kurse të tjerët po procedohen në gjendje të lirë ose janë në kërkim. Telefonatat zhvatëse sipas hetimit të SPAK kryheshin me role të ndara dhe ndaj hetimi po kryhet për mashtrim në formën e ‘grupit të strukturuar kriminal’.

Top News – ‘Arkitektët e IA’, personi i vitit në Time / ‘Titanët që po transformojnë njerëzimin’
12/12 12:07
Top Channel/ Zelensky: Marrëveshjen e paqes e pengon Donbasi, SHBA po bën presion “të paparë”!
12/12 12:03
Top Channel/ Gaza, s`kanë fund fatkeqësitë: Pas shkatërrimit të luftës, vijnë përmbytjet!
12/12 12:02
Top Channel/ BE, ujdi për asetet e ngrira të Moskës? Reagon me kërcënim Banka Qendrore e Rusisë!
12/12 12:01
Top News – ‘Bomba bërthamore’ financiare. Arma sekrete me të cilën BE po ‘frenon’ Donald Trump
12/12 11:51
Top News – Kamikazë mbi Moskë, ndalen fluturimet / Rusia rrëzon 90 dronë ukrainas gjatë natës
12/12 11:37
Top News – Zelenski: Ja plani i SHBA për Ukrainën! Tërheqje nga Donbasi dhe zonë e lirë ekonomike
12/12 11:29
Top News – Tërmeti i dytë në pak ditë…Magnituda 6.9, tërhiqet alarmi për cunami në Japoni
12/12 11:22
Top News – Luftë si ajo që panë gjyshërit tanë! Shefi i NATO-s: Evropa shënjestra e radhës e Putinit
12/12 11:18
Top News – Vaksinat nuk shkaktojnë autizëm! OBSH: Janë shpikja më e madhe në historinë e njerëzimit
12/12 11:18
Top News – Kërcënim i menjëhershëm, IKNI TANI! Përmbytje historike, shpërthejnë lumenjtë në SHBA
12/12 11:07
Top News- Ndryshim regjimi për të mbajtur pushtetin/ Qeveria hungareze mohon skenarët për Orban
11/12 22:58
Top News – Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë! Shefi i NATO-s paralajmëron: Është koha për veprim
11/12 19:39
Top Channel/ “NATO, objektivi i Rusisë”, Rutte: Mund të na sulmojë për 5 vite, e mbështet Kina
11/12 19:39
Top Channel/ BE kundër paqes fiskale: Të vendosen në ligj masa mbrojtëse kundër pastrimit të parave
11/12 15:28
Top Channel/ Protestat masive, dorëzohet qeveria bullgare: Kryeministri jep dorëheqjen!
11/12 15:09
Top News – Ukraina ‘i përgjigjet’ planit të Trumpit / Çon propozimin me 20 pika në Shtëpinë e Bardhë
11/12 15:02
Top News – Trump, plan për të zhbërë BE-në / Do nxjerrë katër vende nga blloku, zbulohet dokumenti
11/12 14:52
Top News – Gjermania godet ‘Kartelin Ballkanik’ / Drogë nga Kolumbia, konfiskohen 5 milionë euro
11/12 14:43
Top News – Dronë mbi platformën e naftës në Kaspik / Ukraina ‘trondit’ Rusinë, ndalon prodhimin
11/12 14:42
BILETA Portokalli - Bileta