Policia shqiptare dhe ajo italiane kanë mbajtur sot një konferencë të përbashkët në lidhje me operacionin ku u goditën 4 grupe kriminale për trafikim të klandestinëve kundrejt shumave që varionin deri në 10 mijë euro. Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj ka folur mbi operacionin ‘ASTROLABIO’ që u shtri në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.