Prokurori Besim Hajdarmataj është shkarkuar sot nga detyra. Pak muaj më parë ai morri konfirmimin nga shkalla e parë e vettingut por në kolegjin e apelimit të treja aspektet e kontrollit dolën negative. Kolegji gjykoi që prokurori i Tiranës Hajdarmataj nuk ka justifikuar burimet dhe shpenzimet e tij tejkalojnë të ardhurat e ligjshme. Por një notë shumë negative ju vendos atij në anët profesionale duke thënë se ai nuk e njeh mirë ligjin.