Top Channel/ Shkaktoi zjarrin duke djegur qindra pemë frutore në Rrogozhinë, arrestohet 41-vjeçari
14/07/2025 10:44

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një sipërfaqe të madhe toke në lagjen e Shimve, në bashkinë e Rrogozhinës, duke djegur qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe rreth 10 hektarë bimësi të ndryshme, ndërsa u rrezikuan edhe disa banesa në afërsi. Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse dhe policisë, zjarri u neutralizua pas disa orësh përpjekjesh intensive. Policia njoftoi se menjëherë pas marrjes së informacionit për zjarrin, patrullat shkuan në vendngjarje dhe nisën punën për identifikimin e autorit të mundshëm të zjarrvënies. Pas një hetimi të shpejtë dhe operacioni në terren, u bë e mundur arrestimi i shtetasit Iljaz Rusta, 41 vjeç, banues në Rrogozhinë, i dyshuar për zjarrin. Sipas hetimeve paraprake, 41-vjeçari ka qenë duke djegur mbeturina në oborrin e një banese, kur për shkak të erës së fortë, flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur me shpejtësi në zonën përreth. Si pasojë, janë djegur qindra pemë dhe një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, ndërsa flakët kanë rrezikuar seriozisht banesat fqinje. Ndaj të dyshuarit rëndon akuza “Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor” dhe materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Top News – Sulmi terrorist i Banjskës/ Një tjetër serb akuzohet për pjesëmarrje
26/10 17:10
Top News- Tjetër kallëzim në SPAK ndaj policisë, Intelektualët e akuzojnë për dhunën ndaj studentëve
26/10 15:34
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:31
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:30
Top News- Prokuroria heton policinë/ Plumbat e gomës dhe dhuna ndaj protestuesve
26/10 15:29
Top Channel/ Vrasja e paralajmëruar e një gruaje! 3 ditë më parë i shkruante Prokurorisë: Uroj të…
26/10 15:26
Top Channel/ Sot protestë e qetë/ Protestuesit dhe policia ndodhen te Ministria e Arsimit
26/10 15:25
Top Channel/ Nis hetimi për plagosjen në sy! Prokuroria po heton se si u plagos Erion Vishkulli
26/10 15:24
Top Channel/ “Lëvizje si Serbia”! Studentët mbështesin idenë e krijimit të një lëvizje politike
26/10 15:17
Top News – ‘Lubia emëron dhe çemëron zyrtarë’. Berisha: SPAK të sjellë kërkesën për imunitetin e saj
26/10 15:13
Top Channel/ Intelektualët bëjnë padi në SPAK! Denoncojnë dhunën ndaj protestuesve
26/10 15:10
Top News – Shkresa urgjente për policinë. Identifikim efektivësh, jo kontroll telefonash në protestë
26/10 15:04
Top channel/ Akademikët po çojnë policinë në SPAK, Olsi Nika “Nuk pajtohemi me dhunën”
26/10 14:54
Top News – ‘Nuk ka dorëheqje të Ramës’. Masat kundër dhunës do të kalojnë me akt normativ
26/10 14:39
Top Channel/ “Goditje e rëndë për ne” flet xhaxhai i Aleks Nikës për heqjen e pllakës përkujtimore
26/10 14:04
Top News – ‘Iku makiavelisti i Beogradit’. Veliaj mesazh për zgjedhjet në Serbi, reagon edhe Majko
26/10 13:07
Top News – Plagoset 19-vjeçari. Sherr me thika në Korçë, plas arma në Roskovec
26/10 13:07
Top Channel/ Protestuesit në gjyq, në gjykatën e Tiranës jepen vendimet për të arrestuarit për dhunë
26/10 12:50
Top Channel/ 10 arrestime pas protestës, Policia shpall në kërkim 20 persona, dy të tjerë nën hetim
26/10 12:50
Top Channel/ Më shumë ullinj në Vlorë këtë vit, prodhimi pritet të rritet me 20%, por…
26/10 12:31