Pas reshjeve të dendura të shiut që shkaktoi probleme të shumta që nga bllokimi I rrugëve e deri tek përmbytja e tokave bujqësore, disa prej zonave malore reshjet e dëborës kanë sjellë bardhësi. Në Bulqizë mengjesin e sotëm malet janë mbuluar me dëborë në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit të shoqëruar edhe me temperatura të ulëta.Reshje dëborë ka patur edhe në zonat minerare kryesisht në Zonën D,Martanesh dhe Tërnovë ku punojnë minatorët.Reshje dëborë në lartësinë 1000 metra mbinivelin e detit ka edhe në Dibër dhe Mat.