Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar përmbytje në fushën e Maliqit. 10-15 hektarë sipërfaqe bujqësore janë nën ujë, si pasojë e prurjeve të shtuara të lumit Devoll dhe Dunavec, ndërsa dëmi sipas fermerëve është kolosal. Kjo situatë përmbytjesh, sipas fermerëve, nuk ndodhte prej vitesh, ndërsa shqetësimi kryesor mbetet vazhdimi i reshjeve që mund të rëndojë situatën, duke shtuar sipërfaqen nën ujë dhe të rrisë bilancin e dëmit.