Vatrat e para të zjarrit janë shfaqur pasditen e së mërkurës në fshatrat e thellë të Mallakastrës. Zjarri ka rënë në fshatin Çërrilë të Mallakastrës, një zonë shumë e thyer kodrinore. Dje kishte tre vatra aktive midis fshatrave Selitë-Gadurovë-Çërrilë. Për fikjen e zjarrit janë angazhuar dy mjete dhe 7 punonjës zjarrfikës si dhe punonjës të shërbimit pyjor. Terreni është shumë i vështirë dhe në pjesën më të madhe, zjarrfikësit nuk mund të ndërhyjnë.