Një sherr ka ndodhur mesditën e sotme mes të rinjve në Korçë në ambjentet e një shkolle profesionale në lagjen 17. Në konflikt janë përfshirë tre nxënës dy prej të cilëve janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë në spitalin e Korçës ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes, (me dëmtime të lehta) ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.