Shqipëria po shërben më shumë sesa po prodhon. Kjo panoramë e cila na ofrohet nga INSTAT me të dhënat për tremujorin e parë të vitti përfocohet edhe më tej me sezonin turistik. Ekonomia shqiptare po mbështetet gjithnjë e më shumë te turizmi, ndërtimi, tregtia dhe pasuritë e paluajtshme, ndërsa sektorët që prodhojnë mallra po humbasin forcë.