Ky është Erion Çela 35 vjeç i cili u vra teksa po pinte kafe me të vëllain Blerim Çela edhe ai i plagosur, si dhe të afërm të tjerë, ndërkohë që aty gjendej edhe bashkëshortja e tij shtatzënë. Plumbat që u derdhën ndaj klientëve të vetëm në këtë lokal plagosën rëndë edhe Edmond Crrojin lidhje e ngushtë familjare e tyre, i cili rezulton i skeduar nga policia për ngjarje të tjera jashtë Shqipërisë, raporton gazetarja Anila Hoxha.