Pranvera është një nga stinët kur tek ne ndodh një çekuilibrim hormonal. Ato që vërehen janë lodhja, nervoziteti apo trishtimi. Por çfarë evidentojnë ekspertët e shëndetit mendor në këtë periudhë. Arjana Rreli, mjeke: Dominojnë gjendjet e ankthit në pranverë, por së fundi kemi parë jo pak edhe psikoza, që tashmë janë më tw hasura edhe tek brezi i ri. Psikozat janë më shumë të lidhura me probleme traumatike, që nisin si një presion i madh për sistemin nervor, dhe që pastaj shfaqen si mendime, ide që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.