Drejtori i ARRSH, Ami Kozeli, flet për shembjen e shpatit të malit në Dragostunjë, e cila vazhdon të mbajë të bllokuar mijëra njerëz në rrugë prej 8 orësh. Kozeli flet me garanci: shembja është fenomen natyror. Drejtori i ARRSH mohoi në mënyrë kategorike se kanë ndikuar punimet, edhe pse hapja e re kalon pikërisht mbi malin që është shembur dhe mjetet e rënda çdo ditë punojnë mbi të. Pasi konstatoi me sy të lirë, Kozeli tha se duket që mali është i mbingopur nga uji.