Burg pa afat, është kjo masa e sigurisë që caktoi Gjykata për shefin e stërvitjes në repartin RENEA, Altin Morina i cili u kap në zonën e Kodrës së Diellit me 113 mijë euro, kekë dhe paund. Forcat shqiponja të mërkurën e 15 Marsit nga kontrolli i mjetit tip Audi të 43-vjeçarit në sediljen e përparme të makinës gjetën para të prerjeve 50, 200 dhe 500 euro të mbështjella me qese marketi, të cilat u sekuestruan ndërsa 43-vjeçari u vu në pranga për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.