Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë zgjatur “paqen” tregtare deri më 10 nëntor, vetëm disa orë para se dy ekonomitë më të mëdha të botës të rrisnin tarifat ndaj njëra-tjetrës. Tarifat më të larta do të pezullohen edhe për 90 ditë të tjera, kanë bërë të ditur zyrtarët e Pekinit dhe Washingtonit përmes një deklarate të përbashkët. Bisedimet e muajit të kaluar kishin përfunduar me të dyja palët duke i kualifikuar ato si konstruktive.