Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christopher Hill e pohoi hapur se në në Serbi do të dëshironte të shihte një qeveri properëndimore. “Vendi duhet të kthehet nga perëndimi, nuk ka alternativë tjetë”, ka qenë komenti i tij i përcjellë nga mediat serbe. Hill shpjegoi se do të dëshironte një ekzekutiv të aftë të kapërcejë sfidat dhe që dëshiron të shkojë drejt Perëndimit, sepse është shumë e qartë se “atë e ka zgjedhur populli i Serbisë”.