Partia Republikane duket se ka arritur një kontroll të plotë të qeverisë në SHBA, me projeksionet në media që parashikojnë fitore të qartë të saj edhe në garën për Dhomën e Përfaqësuesve. Republikanët fituan shumicën në Senat në fillim të kësaj jave, ndërsa Donald Trump rrëmbeu presidencën.