Presidenti Joe Biden ia bëri të qartë homologut ukrainas, Volomir Zelensky se SHBA beson që Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në muajin shkurt. Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Emily Horne, u tha gazetarëve se Biden "e ka thënë publikisht një gjë të tillë dhe ne e kemi paralajmëruar prej muajsh tashmë".