Një ngjarje e rëndë u shënua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë të diel. Një person i armatosur hapi zjarr pranë aeroportit “Blue Grass”, në Lexington, duke qëlluar një ofecier policie dhe duke krijuar panik te qytetarët. Menjëherë pas ngjarjes, autori u largua drejt një kishe, ku plagosi me armë disa persona të tjerë, para se të qëllohej për vdekje nga policia lokale. Sipas autoriteteve, incidenti i përgjakshëm filloi rreth orës 11:36 të paradites, kur personi i armatosur sulmoi një oficer të Policisë Shtetërore, i cili u dërgua menjëherë në spital, e më pas krijoi panik me të shtëna pranë kishës.