Zyrtarë amerikanë dhe europianë kanë reaguar për situatën në Rusi, ku mercenarët e grupit të Wagnerit hynë në ë orët e para të së shtunës në qytetin jugperëndimor rus, Rostov-on-Don. Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken njoftoi në Twitter se kishte biseduar me ministrat e jashtëm të G7-ës mbi situatën në Rusi, ndërsa theksoi se për çdo zhvillim në shtetin rus shtetet e bashkuara do të koordinohen me partnerët dhe aleatët e ngushtë.