Top Channel/ SHBA, plane për të kufizuar vizat e gazetarëve dhe studentëve!
29/08/2025 11:00

Në sitën e qeverisë amerikane për të huajt tanimë do të kalojnë më me kujdes edhe gazetarët. Administrata Trump planifikon të ashpërsojë akoma edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt, dhe reporterët do të jenë në fokusin e vecantë të Ministrisë për Mbrojtjen e Atdheut së bshku me studentët dhe shkencëtarët. Kështu, gazetarëve të huaj në SHBA këtej e tutje do t'u duhet ta zgjasin çdo tetë muaj afatin e lejes së qendrimit. Për procedurën e zgjatjes së afatit duhet të aplikohet në Autoritetin e Emigracionit në SHBA, USCIS, gjë që nënkupton verifikime më të hollësishme. Deri tani për gazetarët e huaj leja e qendrimit lëshohej deri në pesë vjet. Në të ardhmen vizat për studiues do të jepen maksimumi deri në katër vjet, sic e tregon një publikim në fletoren zyrtare të SHBA-së. Deri tani studiuesve u jepej vizë me kohëzgjatje në varësi të programit përkatës akademik, që në rast të studimeve për doktoraturë viza mund të jepej edhe për pesë vjet. Rregullorja e re argumentohet me faktin, se qeveritë e mëparshme kanë lejuar, që të huajt "si studentë të përhershëm" siguronin qendrim pa afat në SHBA, deklaron Ministria e Mbrojtjes së Atdheut. "Kjo bart probleme sigurie dhe u kushton dollarë pafund taksapaguesve dhe u krijon disavantazhe shtetasve të SHBA-së”, nënvizohet në sqarimin e saj. Ministria nuk dha të dhëna, se cilat disavantazhe u krijohen taksapaguesve në SHBA prej studiuesve nga jashtë. Studiuesit normalisht paguajnë tarifat e studimit duke qenë një burim i rëndësishëm të ardhurash për universitetet. Në vitin akademik 2023/24 kanë studiuar në SHBA rreth 1,1 milionë të huaj nga jashtë vendit, më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Qeveria e SHBA-së gjatë muajve të fundit, sipas të dhënave të veta, u ka anuluar rreth 6000 viza studentësh.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46