Departamenti amerikan i Shtetit zgjodhi ta shihte në një këndvështrim më pozitiv rezultatin e samitit të Sllovenisë. DASH e përshendeti premtimin e Bashkimit Europian për të mbajtur “derën hapur” sic tha zëdhënësi i tij, Ned Price, për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Ne e mirëpresim deklaratën e BE-së për rajonin. Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia vazhdojnë të demonstrojnë angazhimin e tyre për reforma.