Tensionet mes Izraelit dhe aleates së tij të madhe SHBA-së, u shpërfaqën edhe një herë me deklaratat e zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, i cili hodhi poshtë pretendimet e shtetit hebre se rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila kërkoi armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, i ka penguar bisedimet për lirimin e pengjeve. Një pretendim i tillëështë i pasaktë e i padrejtë, u shpreh Miller.