Top Channel/ SHBA përmbyset varka me emigrantë, 4 të vdekur dhjetëra vetë në spital
03/05/2021 11:16

Një varkë që mendohet se po dërgonte trafikntë të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara, u përmbys mëngjesin e të djelës pranë brigjeve të San Diegos duke shkaktuar katër të vdekur e 27 të lënduar. Edhe të rralla, episode e trafikimit të njerëzve nga deti në SHBA nuk janë dika e re, por tragjedia e së djelës ka hedhur një tjetër dritë mbi krizën e kufijve e më shumë gjasë, do të ushtrojë më shumë trysni mbi administratën e Bidenit, të përballur së fundi me një numër record kalimesh të paligjshme të kufirit. Autoritetet locale dhe federale mendojnë se përpjekjet për hyrje ilegale në tokën amerikane nga deti do të bëhen më të shpeshta. Personi që drejtonte varkën tashmë është në duart e policisë, teksa hetimi vazhdon. Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi autoritetet amerikane njoftuan se do të shtonin patrullimet për të ndihmuar në frenimin e trafikimit të klandestinëve nga deti. Ato pohuan se do të përpiqeshin të angazhonin më shumë forca për këtë qëllim, në mënyrë që t`I dërgonin trafikantëve nje mesazh të qartë. Në varkën e fundosur së fundi mendohet të ketë pasur mbi 30 vetë. Kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, ata e gjetën mjetin thuajse të bërë copash. Në fundin e presidencës Trump, I cili u tregua I ashpër me emigracionin e paligjshëm, ky I fundit nisi të bjerë. Por pasi administrate e re Biden zbuti disa masa drastike kufitare të republikanit, kalimet e paligjshme të kufirit në SHBA janë rritur sërish.

Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar më pranë rikthimit në BE
19/11 23:25
Top Channel/ Rusi-Ukrainë, bota flet për paqe por sulmet shtohen
19/11 23:22
Top Channel/ Trump “presion” BE: Mjaft hodhët miliarda për një luftë
19/11 23:20
Top News- Bombardimi i urës së Krimesë/ Putin zotohet për përgjigje ‘të dhimbshme’ ndaj Ukrainës
19/11 23:00
Top News- Skenarë për sulme të reja amerikane/ Trump për Iranin: Do të shohim pas 1 janarit
19/11 22:57
Top Channel/ Anthropic trondit Wall Street! Vlerësohet më shumë se SpaceX
19/11 22:48
Top News- Refuzohet ‘Jalta 2.0’,Evropa i del kundër Trump, Putinit e Xi: Ukraina s’negociohet pa ne!
19/11 22:48
Top Channel/ “Ndihem budalla”! Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët
19/11 22:33
Top Channel/ Pse Shtëpia e Bardhë konfiskoi telefonat e gazetarëve në Air Force One?
19/11 22:29
Top Channel/ Alarm në Skoci, policia kërkon ndalimin e shitjes së skuterëve elektrikë!
19/11 22:26
Top News- Putin paralajmëron Ukrainën dhe BE: Bëni kompromis ose do të përballeni me realitet të ri
19/11 22:09
Top News – Huthët sulmojnë Riadin. Goditet rrokaqielli, alarm në Arabinë Saudite
19/11 21:00
Top News- Bosnja i ndalon hyrjen Radoiçiç/ Konsiderohet kërcënim për sigurinë kombëtare
19/11 19:00
Top Channel/ Van Gogh, rekord 190 milionë dollarë, marrëveshje me trashëgimtarët hebrenj
19/11 15:38
Top Channel/ Takimi me Xi dhe Putin, Trump: Po shkruajmë historinë, bashkë për paqen!
19/11 15:16
Top Channel/ Trump, Xi e Putin me deklaratë paqeje: “Luftën bërthamore nuk e fiton askush”!
19/11 15:00
Top News – Gjenocid kundër myslimanëve Rohinga / Gjykata më e lartë e OKB-së dënon Mianmarin
19/11 14:56
Top News – Luftë me Iranin pas 1 janarit… / Trump: Do të shohim çfarë do të ndodhë
19/11 14:55
Top News – OKB, së shpejti pa udhëheqës / Gara për të gjetur pasuesin e Guterres ngec në vend
19/11 14:39
Top News – Bombardues dhe valixhe bërthamore / Tre liderët ‘shkruajnë historinë’ në siguri maksimale
19/11 14:38