Shtetet e Bashkuara e paralajmëruan Turqinë se mund të rrezikojë shumë më tepër në marrëdhëniet dypalëshe nëse blen armë tjera nga Rusia. deklarata erdhi pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u takua me homologun rus Vladimir Putin para disa ditësh dhe diskutuan shtimin e bashkëpunimit ushtarak, duke përfshirë këtu avionët ushtarakë e ndoshta edhe nëndetëset.