Diplomatë të tjerë të huaj, ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier e përsëriti prerë dhe qartë kërkesën e SHBA-së shtyrjen e vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Padyshim që ne i përkrahim përpjekjet për të shmangur krimet financiare, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe fenomene të tjera të ngjashme. Por kemi shqetësime të thella për mënyrën e zbatimit të kësaj rregulloreje, pasi besojmë se nuk i merr parasysh disa shqetësime të komuniteteve.