Ushtria amerikane tha të dielën se po rrit aftësitë e saj të mbështetjes së operacioneve ajrore në Lindjen e Mesme dhe se po vendos trupa shtesë në gjendje gatishmërie për dislokim të mundshëm në rajon, ndërsa paralajmëroi Iranin kundër zgjerimit të konfliktit. Frontet e reja të luftës në lindjen e mesme kanë vënë në gadishmëri për një dislokim të mundshëm ushtrinë amerikane. Ishte Presidenti biden ai që kërkoi riorganizim të forcave amerikane në Lindjen e mesme, pas frikës për një reagim hakmarrës të Iranit ndaj vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hasan Naserllah.