Top Channel/ SHBA paralajmëron Erdoganin: “Kujdes me Izraelin”!
19/05/2021 12:10

Shtetet e Bashkuara i dënuan komentet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për popullin hebre, duke i cilësuar si “antisemitike”. Një ditë pasi kreu i shtetit turk e akuzoi presidentin amerikan Joe Biden se i ka duart me gjak me mbështetjen që po i jep shtetit hebre në konfliktin me Gazën, Departamenti amerikan i Shtetit nxorri një deklaratë ku theksohet se “gjuha antisemite nuk ka vend askund”. “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të luftuar antisemitizmin në të gjitha format e tij”, nenvizohet aty ndërsa i bëhet thirrje Ankarasë që ti bashkohet Washingtonit në përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve. Tensionet ndermjet ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës kanë arritur nivelin më të lartë që prej vitit 2014. Erdogan, për kohë të gjatë, ka shprehur mbështetje për palestinezët, edhe pse Turqia është ndër vendet e pakta me shumicë myslimane që ka pasur marrëdhënie afatgjata me Izraelin. Dënimi nga SHBA-ja erdhi pasi Erdogan e akuzoi Izraelin për “terrorizëm” kundër palestinezëve, duke thënë se kjo “është në natyrën e tij”. “Ata janë vrasës deri në atë pikë që vrasin fëmijë 5 ose 6 vjeç. Ata kënaqen vetëm duke thithur gjakun e tyre”, tha Erdogan.

Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar më pranë rikthimit në BE
19/11 23:25
Top Channel/ Rusi-Ukrainë, bota flet për paqe por sulmet shtohen
19/11 23:22
Top Channel/ Trump “presion” BE: Mjaft hodhët miliarda për një luftë
19/11 23:20
Top News- Bombardimi i urës së Krimesë/ Putin zotohet për përgjigje ‘të dhimbshme’ ndaj Ukrainës
19/11 23:00
Top News- Skenarë për sulme të reja amerikane/ Trump për Iranin: Do të shohim pas 1 janarit
19/11 22:57
Top Channel/ Anthropic trondit Wall Street! Vlerësohet më shumë se SpaceX
19/11 22:48
Top News- Refuzohet ‘Jalta 2.0’,Evropa i del kundër Trump, Putinit e Xi: Ukraina s’negociohet pa ne!
19/11 22:48
Top Channel/ “Ndihem budalla”! Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët
19/11 22:33
Top Channel/ Pse Shtëpia e Bardhë konfiskoi telefonat e gazetarëve në Air Force One?
19/11 22:29
Top Channel/ Alarm në Skoci, policia kërkon ndalimin e shitjes së skuterëve elektrikë!
19/11 22:26
Top News- Putin paralajmëron Ukrainën dhe BE: Bëni kompromis ose do të përballeni me realitet të ri
19/11 22:09
Top News – Huthët sulmojnë Riadin. Goditet rrokaqielli, alarm në Arabinë Saudite
19/11 21:00
Top News- Bosnja i ndalon hyrjen Radoiçiç/ Konsiderohet kërcënim për sigurinë kombëtare
19/11 19:00
Top Channel/ Van Gogh, rekord 190 milionë dollarë, marrëveshje me trashëgimtarët hebrenj
19/11 15:38
Top Channel/ Takimi me Xi dhe Putin, Trump: Po shkruajmë historinë, bashkë për paqen!
19/11 15:16
Top Channel/ Trump, Xi e Putin me deklaratë paqeje: “Luftën bërthamore nuk e fiton askush”!
19/11 15:00
Top News – Gjenocid kundër myslimanëve Rohinga / Gjykata më e lartë e OKB-së dënon Mianmarin
19/11 14:56
Top News – Luftë me Iranin pas 1 janarit… / Trump: Do të shohim çfarë do të ndodhë
19/11 14:55
Top News – OKB, së shpejti pa udhëheqës / Gara për të gjetur pasuesin e Guterres ngec në vend
19/11 14:39
Top News – Bombardues dhe valixhe bërthamore / Tre liderët ‘shkruajnë historinë’ në siguri maksimale
19/11 14:38