SHBA i çon një hap më tej politikat për respektimin e orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Duke filluar nga 11 prilli, shtetasit e saj që nuk e identifikojnë veten as si meshkuj as si femra, pra jobinarët, ndërseksorët, diversët ose ata që janë të pasigurt për gjininë që kanë, do të kenë mundësinë që në pasaportat e tyre të kenë X-in si shenjë në vendin ku shënohet gjinia.