SHBA do të bëjnë një dislokim trupash në Europën Lindore edhe pse zyrtarët e lartë të Pentagonit mbështesin një shtysë të re për diplomacinë, tha Presidenti Joe Biden. Në kohën kur vetë homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy i kërkoi liderëve perëndimorë të shmangin nxitjen e "panikut" lidhur me grumbullimin masiv të trupave ruse në kufijtë e vendit të tij, Putin dhe presidenti francez Emmanuel Macron ranë dakord për nevojën e një shtensionimi të situatës.