Top Channel/ SHBA nis tërheqjen nga Afganistani, rishfaqet Al Kaeda: Luftë në të gjithë frontet!
30/04/2021 12:11

Kjo fundjavë shënon 10 vjetorin e vrasjes së Osama Bin Ladenit, njeriut që orkestroi sulmet e 11 shtatorit 2001 ndaj shteteve te bashkuara të amerikes. Pas kërkimesh disa vjecare, Bin Laden u gjurmua më në fund në një kompleks të rrethuar me mure të larta në Pakistan, e u ekzekutua nga forcat speciale, Seal Team 6. Me vdekjen e tij, organizata famëkeqe e terrorit që ai drejtoi, Al Kaeda, nuk i mbushi më titujt e gazetave përvecse me ndonjë sulm sporadik. Por tani që trupat amerikane po nisin tërheqjen nga Afganistani, Al Keda thotë CNN, është rishfaqur sërish me kërcënimin të nisë një luftë ndaj Amerikës në të gjithë frontet. Në një intervistë eksluzive për gjigandin mediatik amerikan, dy operativë të saj thanë se goditja do të vazhdojë në cdo drejtim derisa sa ata të tërhiqen edhe nga pjesa e mbetur e botës islame. Shtepia e bardhe njoftoi se trupat amerikane dhe të NATO-s kanë filluar të tërhiqen nga Afganistani. Gati e 100 trupa, së bashku me pajisjet ushtarake, janë zhvendosur kryesisht përmes avionëve. Edhe NATO-ja ka filluar tërheqjen e misionit të saj. Anëtarët e aleancës së mbështetur nga SHBA-ja ranë dakord këtë muaj për të përfunduar misionin e tyre me 9.600 njerëz në Afganistan, pasi presidenti amerikan, Biden bëri thirrje për t'i dhënë fund luftës më të gjatë të Uashingtonit. Zyrtarë të lartë afganë thonë se talibanët po përdorin forcë në përpjekje për të fituar territor derisa trupat e huaja po tërhiqen. Talibanët kanë zhvilluar një kryengritje dy dekadëshe që kur u dëbuan nga pushteti nga trupat e udhëhequra nga SHBA-ja më 2001.

Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar më pranë rikthimit në BE
19/11 23:25
Top Channel/ Rusi-Ukrainë, bota flet për paqe por sulmet shtohen
19/11 23:22
Top Channel/ Trump “presion” BE: Mjaft hodhët miliarda për një luftë
19/11 23:20
Top News- Bombardimi i urës së Krimesë/ Putin zotohet për përgjigje ‘të dhimbshme’ ndaj Ukrainës
19/11 23:00
Top News- Skenarë për sulme të reja amerikane/ Trump për Iranin: Do të shohim pas 1 janarit
19/11 22:57
Top Channel/ Anthropic trondit Wall Street! Vlerësohet më shumë se SpaceX
19/11 22:48
Top News- Refuzohet ‘Jalta 2.0’,Evropa i del kundër Trump, Putinit e Xi: Ukraina s’negociohet pa ne!
19/11 22:48
Top Channel/ “Ndihem budalla”! Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët
19/11 22:33
Top Channel/ Pse Shtëpia e Bardhë konfiskoi telefonat e gazetarëve në Air Force One?
19/11 22:29
Top Channel/ Alarm në Skoci, policia kërkon ndalimin e shitjes së skuterëve elektrikë!
19/11 22:26
Top News- Putin paralajmëron Ukrainën dhe BE: Bëni kompromis ose do të përballeni me realitet të ri
19/11 22:09
Top News – Huthët sulmojnë Riadin. Goditet rrokaqielli, alarm në Arabinë Saudite
19/11 21:00
Top News- Bosnja i ndalon hyrjen Radoiçiç/ Konsiderohet kërcënim për sigurinë kombëtare
19/11 19:00
Top Channel/ Van Gogh, rekord 190 milionë dollarë, marrëveshje me trashëgimtarët hebrenj
19/11 15:38
Top Channel/ Takimi me Xi dhe Putin, Trump: Po shkruajmë historinë, bashkë për paqen!
19/11 15:16
Top Channel/ Trump, Xi e Putin me deklaratë paqeje: “Luftën bërthamore nuk e fiton askush”!
19/11 15:00
Top News – Gjenocid kundër myslimanëve Rohinga / Gjykata më e lartë e OKB-së dënon Mianmarin
19/11 14:56
Top News – Luftë me Iranin pas 1 janarit… / Trump: Do të shohim çfarë do të ndodhë
19/11 14:55
Top News – OKB, së shpejti pa udhëheqës / Gara për të gjetur pasuesin e Guterres ngec në vend
19/11 14:39
Top News – Bombardues dhe valixhe bërthamore / Tre liderët ‘shkruajnë historinë’ në siguri maksimale
19/11 14:38