Top Channel/ SHBA, në kohë rekord – vaksinohen gjysma e të rriturve
19/04/2021 13:52

Qendrat amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve njoftuan se gjysma e të rriturve në SHBA e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-covid, cka dëshmon qartë ritmet e shpejta me të cilat po kryhet vaksinimi në vendin më të prekur nga koronavirusi në botë. Gati 130 milionë njerëz, 18 vjeç e lart, kanë bërë të paktën dozën e parë të vaksinës, e kjo nënkupton 50.4 për qind të popullsisë. Ndërkohë, gati 84 milionë të rritur, apo një e treta e popullsisë, janë vaksinuar plotësisht.Dy vaksinat që përdoren aktualisht në SHBA, Pfizer/BioNTech dhe Moderna, duhet të jepen me nga dy doza, për të qenë sa më efektive.Vaksina e tretë Johnson&Johnson, që është pezulluar javën e kaluar, për shkak të disa raporteve se mund të shkaktojë mpiksje gjaku, jepet me një dozë të vetme. Ekspertet thonë se të gjitha vaksinat në dispozicion kanë dhënë prova se janë të efektshme në parandalimin e sëmundjeve të rënda, shtrimeve në spital dhe vdekjeve, edhe pse theksuan se me realizimin e më shumë vaksinimeve, presin që të ketë mijëra raste të tjera të infektimit të personave të imunizuar, pavarësisht se vaksina po funksionon ashtu siç pritej.

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00