Top Channel/ SHBA “në alarm”: Rusia do shkatërrojë satelitët me armë bërthamore!
21/02/2024 13:16

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të besojnë se Rusia do të tentojë të godasë kapacitetet e tyre në hapësirë, përmes zhvillimit të një arme bërthamore të cilën ta përdorë kundër satelitëve. Një burim që foli në kushte anonimati, sqaroi se deri në cfarë niveli mund të mbërrijnë dëmet në një rast të tillë: goditja e kësaj arme, u shpreh ai, mund të shkatërrojnë gjithçka, që nga komunikimi ushtarak e deri tek shërbimet e komunikacionit. Ai u shpreh i bindur se sistemi rus përfshinte një pajisje bërthamore shpërthyese të vendosur në orbitë. Presidenti Vladimir Putin tha vetëm një ditë më parë Rusia ishte kundër vendosjes së armëve bërthamore në hapësirë, ndërsa ministri i tij i mbrojtjes mohoi kategorikisht njoftimet se Moska po zhvillon aftësi bërthamore për përdorim në hapësirë. Shtëpia e Bardhë dhe Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtarë nuk kanë bërë asnjë koment publik mbi cështjen. Njoftimet rreth zhvillimit të mundshëm të armëve bërthamore hapësinore ruse dolën në pah pasi kryetari republikan i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, Mike Turner, lëshoi më herët një deklaratë duke paralajmëruar për një "kërcënim serioz të sigurisë kombëtare". Shtetet e Bashkuara besojnë se sistemi që po zhvillohet nga Rusia do të shkelte një traktat që ndalon dislokimin në hapësirë të armëve të shkatërrimit në masë. Traktati i vitit 1967 i ndalon vendet nënshkruese, përfshirë Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, që të vendosin “në orbitë rreth tokës çdo objekt që mban armë bërthamore ose çfarëdo lloj armësh të shkatërrimit në masë”.

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00