Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara ndryshoi disa udhëzime në lidhje me mbajtjen e maskës. CDC njoftoi rekomandimet e reja sipas të cilave, edhe njerëzit e vaksinuar duhet që të mbajnë maska në ambientet e brendshme në pjesët e Shteteve të Bashkuara, ku rastet e koronavirusit janë në rritje. Shkencëtarët përmendën informacionet e reja në lidhje me aftësinë e variantit delta për t'u përhapur midis njerëzve të vaksinuar, thotë VOA.