Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar vaksinën e parë që mbron të porsalindurit kundër virusit respirator i njohur si RSV, shkruan CNN. Vaksina, e prodhuar nga Pfizer, u jepet nënave në shtatzëninë e vonë dhe siguron mbrojtje për foshnjat gjatë gjashtë muajve të parë të jetës.