I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, shkojnë këtë javë në Prishtinë dhe në Beograd, në një përpjekje për të ripërtërirë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve. Kjo është vizita e parë e përbashkët e dy të dërguarve në përpjekje për të ripërtërirë bisedimet në nivelin më të lartë politikë.