SHBA dhe Irani njoftuan një marrëveshje për armëpushim dyjavësh, por tensionet në Lindjen e Mesme nuk u qetësuan. Disa orë pas nënshkrimit të akordit, Teherani bllokoi sërish Ngushticën e Hormuzit, duke fajësuar Izraelin për sulmet e tij mbi Libanin. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Izraeli hodhi 160 bomba mbi Bejrut në vetëm 10 minuta, duke rritur sërish tensionin në rajon.