Top Channel/ Shba, Google në telashe! Monopol i paligjshëm, gjykata u jep të drejtë…
06/08/2024 22:48

Një gjykatës amerikan vendosi se kompania Google ka shkelur ligjin, pasi ka shpenzuar miliarda dollarë për të krijuar një monopol të paligjshëm dhe është bërë motori kryesor i kërkimeve në botë. Kjo është fitorja e parë e madhe e autoriteteve federale kundër dominimit të tregut nga kompanitë e mëdha të teknologjisë. Vendimi i hap rrugën një gjykimi të dytë për të përcaktuar mënyrat se si mund të përmirësohet kjo çështje, përfshirë edhe ndarjen e Alphabet nga Google, që do të ndryshonte peizazhin në botën e reklamimit online, që Google e ka dominuar për vite të tëra. Vendimi i gjykatësit Amit Mehta, po ashtu i jep dritën e gjelbër zbatimit më të fuqishëm të ligjit nga SHBA-ja kundër kompanive të mëdha të teknologjisë. “Gjykata ka mbërritur në këtë përfundim: Google është monopolist, ka vepruar me të gjitha mënyrat për të mbajtur monopolin”, tha Mehta në vendim. Në vendimin e gjykatësit të qarkut në Uashington u tha se Google kontrollon rreth 90 për qind të tregut të kërkimeve online dhe 95 për qind të kërkimeve që bëhen përmes telefonave smart. Përfundimi i këtij procesi mund të jetë i gjatë, pasi ka mundësi që palët të ankohen në Gjykatën e Apelit, por edhe në Gjykatën Supreme. Ky proces ligjor mund të zgjasë gjithë vitin e ardhshëm, e madje edhe në vitin 2026.

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00