Top Channel/ SHBA godet njeriun e Vuçiç! Aleksandar Vulin, korrupsion, trafik droge
11/07/2023 18:47

Shtetet e Bashkuara sanksionuan politikanin serb Aleksandar Vulin, i cili drejton Agjencinë e Informacionit të Sigurisë së Serbisë, për trafikim armësh, lëndësh narkotike dhe korrupsion. Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se përcaktimi i Aleksandar Vulinit “nënvizon vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të mbajtur përgjegjës ata që janë të përfshirë në marrëveshje korruptive dhe që çojnë përpara axhendat e tyre politike dhe interesat personale në kurriz të paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor. Në një njoftim të këtij departamenti thuhet e Aleksandar Vulin ka qenë i përfshirë në krimin e organizuar transnacional, operacione të paligjshme të narkotikëve dhe keqpërdorim të detyrës publike. Ai ka mbajtur një marrëdhënie të dobishme të ndërsjellë me tregtarin serb të armëve Slobodan Teshiç, po ashtu i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, duke ndihmuar në sigurimin që dërgesat e paligjshme të armëve mund të lëvizin lirshëm nëpër kufijtë e Serbisë. Veprimet e Vulinit kanë çuar përpara korrupsionin brenda institucioneve qeverisëse të Serbisë. Këto veprime përfshijnë shfrytëzimin e autoritetit të tij për përfitime personale dhe përfshirjen në një rrjet të trafikut të drogës. Në njoftim thuhet se ai ka përdorur postet e tij publike për të mbështetur Rusinë, duke lehtësuar veprimtaritë ruse që dëmtojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor. Aleksandar Vulin, një politikan pro rus ka shërbyer si ministër i Brendshëm i Serbisë në qeverinë e mëparshme dhe mbante postin e ministrit të Mbrojtjes më herët. Pamjet; AFP

Top Channel/ Kriza në Kongres! Trump shtyn përpara mega-projektligjin, republikanët të përçarë
03/07 23:00
Top Channel/ “Mos bashkëpunoni me…”, Hamasi paralajmëron ashpër palestinezët: Do merren masa
03/07 23:00
Top Channel/ Të burgosurit politikë rusë letër udhëheqësve botërorë: Na lironi, tortura…
03/07 22:59
Top Channel/ Telefonata Trump-Putin! Liderët nuk i ndahen njëri-tjetrit, në fokus…
03/07 22:58
Top News- Trump e Putin flasin në telefon, zbardhet çfarë i tha për Ukrainën dhe Iranin
03/07 22:49
Top Channel/ Biseda me Trump, Putin nuk tërhiqet dhe vë kushte për paqen
03/07 22:38
Top Channel/ Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, në spital përfundon dhe autori
03/07 20:27
Top News- Qeveria, kusht për heqjen e masave/ Terras: Pengesë për BE mosformimi i institucioneve
03/07 20:25
Top Channel/ Fajtor për dy krime të rënda, Sean “Diddy” do të mbetet në burg deri në dënimin e tij
03/07 20:25
Top Channel/ Masakër në një klub nate në Çikago, 4 viktima e 14 të plagosur nga të shtënat
03/07 20:02
Top News – Situatë ‘apokaliptike’ në Gaza / Ekspertja e OKB-së: Të ndërpritet tregtia me Izraelin
03/07 15:12
Top News – Kërkon garanci për armëpushimin / Hamasi i përgjigjet SHBA-së: T’i jepet fund luftës
03/07 15:09
Top News – I nxehtë ferri, shkrihet autostrada në Itali /‘Çmendet’ termometri, 100 viktima në spanjë
03/07 14:56
Top News – Eleminohet numri dy i marinës ruse / Ukraina ‘godet’ sërish, sulm në rajonin e Kurskut
03/07 14:53
Top Channel/ “Serbia të mos gëzojë kot”, ambasada gjermane në Prishtinë: T`i thërrasin mendjes!
03/07 14:48
Top News – Po i afrohet me shpejtësi tokës / Shkencëtarët të hutuar: Një objekt ndëryjor po vjen
03/07 14:48
Top News – Italia ‘ka frikë’ nga Rusia: Brenda 5 vitesh, kërcënim ushtarak për tokën e NATO-s
03/07 14:46
Top Channel/ I nxehti përvëlues, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet bërthamore: “Nuk ftohen dot”!
03/07 14:45
Top News – Ryanair e easyJet anulojnë fluturimet / Francë, kontrollorët e trafikut ajror në grevë
03/07 14:38
Top Channel/ Zjarret “shkrumbojnë” Kretën, evakuohen qindra turistë!
03/07 12:20