Ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes u shpreh se vend ii saj “mbetet i zhgënjyer nga fakti që vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk qenë në gjendje të nisnin negociatat me Maqedoninë e Veriut në takimin e Këshillit të Cështjeve të Përgjithshme. Pavarësisht kësaj, shtoi ajo, nuk ka dyshim se vendi e ka bërë punën që kërkohej prej tij për celjen e bisedimeve. Duke folur në Bruksel ne margjinat e samitit të BE-së, presidenti bullgar Rumen Radev u shpreh se Sofia “është e hapur për dialog konstruktiv”.