Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për deklaratat e bëra nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit. Ambasada e SHBA përmes një postimi në platformën X, shprehet se mbështet dënimin që KPL i bëri këtyre sulmeve dhe shprehet se qëndron krahë profesionistëve të drejtësisë që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.