Top Channel/ SHBA: 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi oficerët e inteligjencës ruse
27/04/2022 19:56

Shtetet e Bashkuara ofruan të martën një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion mbi gjashtë persona që i përshkruan si oficerë të inteligjencës ushtarake ruse, të cilët kishin kryer sulme kibernetike që preknin infrastrukturën kritike të SHBA. Gjashtë oficerët punojnë në një njësi kibernetike të Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Rusisë (GRU) dhe janë përfshirë në një sulm global kibernetik në vitin 2017 që infektoi kompjuterët e disa entiteteve private të SHBA-së, duke përfshirë një sistem spitalor, tha Departamenti i Shtetit i SHBA. Sulmi kibernetik "NotPetya" i vitit 2017 dëmtoi pjesë të infrastrukturës së Ukrainës dhe kompjuterët në vende anembanë globit duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar miliarda dollarë dëme Shpërblimi me 10 milionë dollarë do të jepet për këdo që ka informacionin që çon në "identifikimin ose vendndodhjen e çdo personi të kërkuar nga shba-të. Ndërkohë po të martën rusia liroi ish-marinsi amerikan Trevor Reed, i cili mbahej në paraburgim që nga viti 2019, në këmbim të pilotit rus Konstantin Yaroshenko, i cili po vuante një dënim 20-vjeçar në Shtetet e Bashkuara, tha ministria e jashtme e Rusisë. Presidenti amerikan Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken përshëndetën lirimin e zotit Reed dhe thanë se po punonin për të liruar një tjetër shtetas amerikan që mbahet në Rusi, Paul Ëhelan. 30-vjeçari Reed nga Teksasi, u dënua në vitin 2019, pasi sipas akuzës ai kishte vënë nën rrezik jetën e dy policëve në Moskë ndërsa ishte në gjendje të dehur. Ndërsa rusi, Yaroshenko është një pilot i dënuar për konspiracion për kontrabandë kokaine. Ai u arrestua nga forcat speciale të SHBA në Liberi në vitin 2010.

Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13